INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur në një rrëfim si kurrë më parë: Ja si humba 35 kg dhe dashurinë për alkoolin

Aktorja e njohur në një rrëfim si kurrë më parë: Ja si humba 35 kg dhe dashurinë për alkoolin

Publikuar më: 20:19 14-03-2017

Me shumë punë dhe vullnet të hekurt çdo gjë bëhet e mundur!

Këtë na e vërteton më së miri aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj. Besojeni ose jo, ajo ka qenë dikur 89 kilogramë, por tashmë është më elegante se kurrë, edhe pse në dhjetor solli në jetë Viktorian, fëmijën e saj të parë. Sot e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Rudina tregoi historinë e saj të veçantë të dobësimit, si dhe heqjen dorë nga alkooli, dietat dhe ushtrimet fizike. Ajo tregoi se nuk shkoi në ndonjë dietolog; zgjodhi të bëhej vetë “doktor i vetes” dhe të merrte të gjitha informacionet e duhura për kaloritë dhe vlerat ushqimore që përmbajnë ushqimet, për t’i konsumuar në sasitë e duhura.

 “Kur isha studente në Shkodër isha 89 kile. Shoqet më thonin që duhet të dobësohen, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, bëhesh vet doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki’,tha Rudina.

Më tej, e pyetur nga moderatorja në lidhje me ndjesitë kur dilte para pasqyre, ajo u shpreh, “ Për dy muaj isha shumë e transformuar sepse përgjysmova kaloritë. Kur shihja reagimet e njerëzve motivohesha. Ishte pastaj ajo “self koefidenca” që të ndihmon më shumë.

 Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë i besova vetes dhe rashë 35 kiile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që ju vinte gjynah për mua.”

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227