Në fillim të 2018-ës familja e saj do të shtohet pasi pritet që të sjellë në jetë fëmijën e tretë.
Aktorja simpatike është në pritje të ëmbël pasi shumë shpejt do të sjellë në jetë djalin. Jessica Alba ka postuar fot-kartolinën më të bukur të festave, në prani të dy vajzave dhe bashkëshortit ku duket se i janë përshtatur më së miri atmosferës festive. “Krishtlindjet e fundit si një familje me katër vetë. Ndihem kaq e bekuar. Mezi pres të takoj fëmijën tonë të vogël. Mirënjohëse për familjen tonë të bukur që festoi me ne sot, grumbullimi më i vogël që kemi pasur në 14 vite bashkë, por ishte e përkryer…”, shkruan aktorja.