Vajzat e showbizz-it, të ekranit apo dhe të teatrit jemi mësuar gjithmonë t'i shohim mjaft të kuruara deri në detaje sa është e pamundur të gjesh diçka që nuk shkon tek to.
E teksa shpesh shpesh shumë prej tyre përpiqen të ruajnë këtë imazh të kuruar, ka dhe nga ato që tregohen të sinqerta dhe nuk e kanë problem të flasin pa komplekse për pamjen e tyre.
Dhe kështu ka ndodhur dhe me aktoren e njohur të teatrit, Linda Jarani e ftuar në "Xing me Ermalin" së bashku me kolegët e saj për shfaqjen "Boeing Boeing".
Një prej pyetjeve që Ermali u bëri të ftuarve ishte se cili prej tyre momentalisht ishte padepiluar. Shumica thanë emrin e Amosit, ndërsa aktorja e njohur Linda Jarani e tregoi hapur se ajo ishte e padepiluar.