INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur turke i jep fund martesës 3-vjeçare me bashkëshortin

Aktorja e njohur turke i jep fund martesës 3-vjeçare me bashkëshortin

Publikuar më: 10:26 04-11-2020

Aktorja turke Nilay Deniz i ka dhënë fund martesës me Erçin Karabulut pas 3 vitesh bashkë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më bashkë. Dyshimet se çifti janë ndarë nisën nga veprimet e fundit të Nilay. Ajo fshiu të gjitha fotot me bashkëshortin, e hoqi nga rrjetet sociale dhe fshiu mbiemrin e tij duke lënë vetëm Deniz. Nilay dhe Erçin u martuan në vitin 2017. Nuk dihet ende arsyeja që e çoi dyshen drejt këtij vendimi për t’u ndarë dhe as aktorja nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas lajmeve. Nilay Deniz është shumë e njohur nga roli i saj në serialin “Ask Yeniden”. Së fundmi ajo ishte pjesë e serialit më të ri “Çati Kati Ask”

B15B4DD6-E8EA-473B-B6E0-726F9F854053-276x400.jpg40748A46-6040-49FA-814D-07484F5313E8-261x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447