Aktorja shumë e njohur për shqiptarët Ozge Ozder është në pritje të ëmbël. Një lajm kaq të bukur e bëjnë të ditur mediat turke. Ozge është e njohur në vendin tonë nga roli i “Emelit” në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe së shpejti do e shohim edhe në serialin “Doktori i mrekullive”. Mediat turke shkruajnë se Ozder e ka ndarë lajmin me miqtë e saj dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës.
Aktorja 42-vjeçare do të bëhet nënë e një vajze. Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Sinan Guleryuz janë shumë të lumtur që pas dy viteve martesë do të bekohen me fëmijë.
Çifti u martua në vitin 2018 me një dasmë madhështore ku nuk munguan personazhe të njohur të ekranit turk.