Nuk shkojnë si çift?!
Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktore apo aktore të ndryshme, por vetw ata kanw preferencat e tyre.
Cansu Dere, Neslihan Atagul, Serenay Sarikaya dhe Elcin Sangu ishin 4 aktoret kandidate për të qenë parterja e Kivanc Tatlitug në projektin e ri. Sot, është bërë publike cila aktore e ka fituar këtë rol. Është Cansu Dere, megjithatë ajo nuk do të interpretojë krah Tatlitug. Ky i fundit është tërhequr menjëherë pasi lexoi skenarin. Sipas aktorit të njohur, ky rol nuk përshtatej me të. Producentët janë tashmë në kërkim të aktorit që do të interpretojë rolin kryesor.