Ato që të dyja quhen Kim, por mesa duket nuk e honepsin dot njëra-tjetërn.
Por jo vetëm kaq…. Aktores së “Sex And The City”, Kim Kantrall duket se i kanë ardhur në majë të hundës foto nudo të femrave Kardashian.
Pas Kim-it, edhe motra e vogël e Kendall, Kylie Jener i ka surprizuar njdekësit e saj në Instagram duke postuar foto mjaft provokuese. 18 vjeçarja tashmë është bërë një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe këtë herë në postimet e fundit më shumë sesa fjalët flisnin vetë fotot. Kim Kantrall është shprehur së fundmi se ndihet mjaft e bezdisur nga selfiet e zhveshura të Kardashianëve, madje i dukeshin të mërzitshme.
Fakti që vetë Kim ka patur një ndër rolet më pa komplekese në “Sex And The City” duke xhiruar skena seksi si pjesë e personazhit të saj, nuk duhet ta kishte aq problem lakuriqësinë, por ja që tek femrat e tjera i duket shumë e mërzitshme. Ky mendim i aktores u zbulua gjatë një intervistë që ajo dha për “Good Morning Britain” pasi u pyet nga moderatori se çfarë mendonte për familjen Kardashian. “Në të vërtetë nuk i kam ndjekur Kardashianët, megjithatë mendoj se nuk mund t’i shmang dot”, ka thënë ajo. “Nuk e kuptoj qëllimin e tyre”, ka shtuar 60 vjeçarja.