“Un’ jom Era edhe koha jeme a tu ardh”… Këto janë fjalët që këngëtarja Era Istrefi përdori në këngën e saj “BonBon” dhe duket se kjo është vërtet koha e saj.
Sot janë mbushur të gjithë portalet online me emrin e artistes në fjalë. E para ishte V Magazine e cila shkroi për këngëtaren simpatike se ajo është pop star-i shqiptar më i pëlqyer i momentit. Pas shumë fjalëve të mira kjo revistë publikoi edhe linkun e videos së këngës “BonBon”. E fundit por jo nga rëndësia ishte aktorja amerikane Chloe Grace Moretz e cila vuri një status në Tëitter. Ajo shkroi: “Era Istrefi. Një yll i ri. Kini kujdes. Ajo është fantastike.” Era e publikoi këtë status edhe në Instagram-in e saj duke thënë se nuk i besohet. Në fakt edhe ne u duk shumë e çuditshme por kjo tregon se kjo këngëtare është vërtet e talentuar. Urime…