Është e rrallë edhe për aktorët indianë të jenë kaq mendje hapur dhe pa komplekse, por një prej aktoreve më të njohura të Bollivudit nuk e ka patur aspak problem të thyejë tabutë.
Reyna Malhotra, aktorja indiane të cilën mund ta njihni nga seriali “Bixhoz me dashurinë” në rolin e Zvetlana, ka postuar një foto në Instagram teksa ndan një puthje në buzë me mikeshën dhe gjithashtu aktoren, Nia Sharma.
Fotoja duket se ka bërë xhiron e rrjetit dhe nuk është pritur aspak mire nga fansat të cilët kanë bërë mjaft komente negative për të, duke e detyruar aktoren që ta hiqte foton.
Pas këtij “skandali” aktoret të intervistuara janë shprehur se asnjëra prej tye nuk është lesbike dhe puthja ka qenë diçka totalisht spontane mes mikeshash.