INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja juaj e preferuar e “Friends” vjen në rolin e një presidenteje lezbike në komedinë

Aktorja juaj e preferuar e “Friends” vjen në rolin e një presidenteje lezbike në komedinë "Zonjat e para"

Publikuar më: 10:55 19-05-2018

 

Nëse ndonjëherë keni menduar se si do të ishte sikur aktorja Jennifer Aniston do të ishte presidente , tani nuk e keni më të nevojshme që të imagjinoni. Netflix sapo ka njoftuar se aktorja e njohur e serialit “Friends” do të luajë rolin e Presidentes së SHBA-së, ndërsa Tig Notaro do të luajë gruan e saj në komedinë e ardhshme politike “First Ladies”.

jennifer-aniston-3.jpg


Po, po, e lexuat mirë!


Seria e re televizive do të pasqyrojë jo vetëm gruan e parë që do të zgjidhet Presidente, por gjithashtu do të pasqyrojë se ajo është një lezbike dhe për herë të parë një çift i të njëjtit seks do të drejtojë SHBA-në. Shkruar nga Notaro dhe Stephanie Allynne , ky serial synon që të provojë se pas çdo gruaje të madhe, është një tjetër grua e madhe.


Nuk ka ende një trailer zyrtar për këtë serial, por jemi të sigurt që do të vijë së shpejti dhe të gjithë kemi për të shijuar fuqizimin e grave.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273