Aktorja e njohur turke Oyku Karayel, të cilën e njohim si “xhemre” nga seriali turk, Kuzey Guney, duket se po kalon caste mjaft të vështira.
Mediat turke kanë treguar se muzikanti dhe bashkëshorti i saj Can Bonomo, ka pësuar një aksident të rëndë me motor.
Thuhet se këngëtari humbi ekuilibrin pas përplasjes me derën e një taksie, e cila ishte lënë hapur nga pakujdesia.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe rrëzimit në asfalt, 31-vjeçari ka thyer klavikulat dhe disa brinjë.
Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se ai është dërguar menjëherë në një spital privat në Sisli të Stambollit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë momenti i aksidentit të Bonomos është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Këngëtari ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku tregon për aksidentin dhe me keqardhje u thotë fansave që nuk mund të jetë në disa prej koncerteve të tij të radhës.