Aktorja turke Hazal Filiz Küçükköse u bë e njohur për publikun shqiptar në serialin “Dashuri e pafund”, ku interpretonte Zejnepin.
Disa u dashuruan me personazhin, disa me interpretimin, e disa të tjerë me pamjen e saj.
Nuk ka dyshim që Hazal ka një pamje për t`u pasur zili, por ajo që nuk dinim është se aktorja ka një motër binjake, që është identike me të.
Motra e Hazal quhet Deniz dhe ato ngjasojnë si dy pika uji. Teksa po shihnim fotot e tyre së bashku nuk po arrinim të dallonim se kush ishte njëra dhe kush tjetra.
Në ndryshim nga Hazal, Deniz ka shumë më pak ndjekës në Instagram dhe nuk është aq e njohur sa e motra. Në fotot e mëposhtme vështirë ta dalloni kush është Hazal dhe kush është Deniz dhe nuk keni faj.