INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja më e dashur për ju po i shqetëson të gjithë! U përpoq të rrëmbente dy fëmijë live në Instagram [VIDEO]

Aktorja më e dashur për ju po i shqetëson të gjithë! U përpoq të rrëmbente dy fëmijë live në Instagram [VIDEO]

Publikuar më: 14:17 30-09-2018

Linday Lohan jo pak herë është bërë pjesë e situatave mjaft kontraversale gjatë karrierës së saj.

Për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin, aktorja i është nënshtruar shpesh herë rehabilitimit.

Por duket se së fudmi ka qenë një video live në Instagram që i ka shqetësuar vërtet shumë fansat e saj.

Në video aktorja që i ofron ndihmë një familjeje refugjatësh sirianë, por më pas situata bëhet shqetësuese, pasi duket se ajo po përpiqej të rrëmbente fëmijët e vegjël.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t`ju tregoja familjen që takova. Një familje refugjatësh sirianë, për të cilët jam shumë e shqetësuar. Ata kanë me të vërtetë nëvojë për ndihmë. Doni të vini me mua, ejani me mua”, -u thotë aktorja, e cila më pas i drejtohet njërit prej fëmijëve: “Dëshiron të qëndrosh në hotel sonte? Dëshiron të shohësh filma? Do të ishte bukur të shohësh filma në TV ose në kompjuter.”
Kur prindërit refuzojnë, aktorja bëhet agresive: “Nuk duhet t`i lini fëmijët tuaj në dysheme. Duhet të punoni shumë dhe të bëni ç`të mundni për t`u siguruar një jetë të mirë fëmijëve tuaj. Nëse dikush u ofron atyre [fëmijëve] një jetë më të mirë, gjë të cilën po e bëj unë, duhet t`ua jepni. Nuk largohem pa ju marr. Tani e di kush jeni.”

Kur familja mundohet t`ia mbathë nga Lohan, ajo i ndjek pas duke vazhduar të qëndrojë live në Instagram.

“Po përpiqeni të trafikoni fëmijë dhe po shkatërroni kulturën arabe duke e bërë këtë. Mos u shqetësoni djema, jam me ju. E gjithë bota është duke e parë këtë gjë tani”, -thotë aktorja në një pjesë. Ndërsa nga fundi i videos, situata rëndohet dhe e ëma e fëmijëve përballet fizikisht me Lohan.

Videoja po qarkullon online dhe shumë njerëz e quajnë këtë gjë tentativë për rrëmbim nga ana e aktores dhe shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj mendore.

 

Article Logic
Execution time: 0.004155158996582