Sërish singëll!
Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Casper Smart i kanë dhënë fund lidhjes së tyre! Këtë lajm e konfirmojnë burime të brendshme për revisten People, teksa bëjnë me dije se kjo marrëdhënie erdhi drejt fundit në mënyrë shumë paqësore, me Jennin dhe Casper të cilët kanë premtuar se do të mbeten miq të mirë! Ylli 47 vjeçar i pop-it dhe balerini 29 vjeçar frekuentoheshin prej 5 vitesh, me një ndarje të shkurtër në vitin 2014, kur Casper u akuzua se e kishte tradhëtuar aktoren me një tranvestit!