INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja nuk mban më, e thotë troç pa iu dridhur qerpiku! E kam tradhtuar [FOTO]

Aktorja nuk mban më, e thotë troç pa iu dridhur qerpiku! E kam tradhtuar [FOTO]

Publikuar më: 18:53 20-03-2018

Dashuria nuk shërben nëse nuk ka pasion, këto ishin fjalët e aktores më famë botërore pasi e pyetën nëse e kishte tradhtuar bashkëshortin.

Bëhet fjalë për 83-vjeçaren Brigitte Badot, një ndër aktoret franceze më të suksesshme në vitet ’50-’60, e njëjta kohë kur jetonte edhe Merilyn Monroe apo Marlene Dietrich.

Aktorja ka rrëfyer në një libër me 255 faqe se pas famës ka ëndërruar gjithmonë të jetojë në anonimitet.

“U konsiderova si një nga yjet më të mëdha botërore e megjithatë nuk jam asgjë. Gjithmonë e kam patur këtë qartësi mendimesh….Ëndrra ime është të kthehem në anonimitet. Ndihem e burgosura e vetes. Është e sigurt se shumica e njerëzve kanë pushuar së përkituri vetes. Kurrë nuk u ndjeva e bukur. Veç kohët e fundit kam filluar ta kuptoj atë bukuri që i dha origjinë suksesit tim. Mund t’ju duket e habitshme, por nuk kam besim tek vetja. Gjithçka më terrorizon. Kur hyj në kontakt me botën e jashtme kam frikë se nuk do të kuptohem, që nuk do të trasmetoj mesazhin që dëshiroj. Jam e bindur se të qënit i famshëm të shkatërron. Mjafton të shohësh fatet e Marilyn Monroe-s, Rommy Schneider-it ose Marlene Dietrich. Pjesa më e madhe e aktoreve patën një fat tragjik. Popullariteti është helmi që më ndaloi të jetoja jetën time. Kur e lashë punën u ndjeva e shpëtuar. Përkushtimi ndaj kafshëve më nxori nga kthetrat e një fati tragjik. Kur lindi djali im kisha qindra fotografë në shtëpi. Sulmi mediatik që kam pësuar në ato momente ishte origjina e një traume të pakorrigjueshme. Ishte Nikolasi ai që pagoi pasojat. Nuk munda të përballem me atë shtatzëni, sepse isha shumë e re, pa përvojë, shumë aktive, tejet e njohur dhe e paqëndrueshme. Mos forconi kurrë një grua të ketë një fëmijë. Ky moment duhet të jetë një çast lumturie. Gjatë fëmijërisë së Nikolasit marrëdhëniet tona ishin të dhimbshme për të dy dhe më pas u qetësuan. Tani jeton në Norvegji dhe më viziton një herë në vit vetëm ose me familjen. Nuk mban mëri, pavar137sisht se ka vuajtur. Nuk e di nëse ka kuptuar ndonjë gjë nga unë, nga historia jonë e përbashkët. Kurrë nuk kemi folur për fëmijërinë e tij. Kurrë. Nga ana tjetër kam një marrëdhënie të shkëlqyer me mbesën time, Tea. Interesohet shumë për jetën time dhe për të kaluarën. Instikti maternal mësohet me kalimin e kohës dhe në një jetë të qetë”, është shprehur Brigitte.

 

03-brigitte-bardot-1.w710.h473.2x.jpgScreen-Shot-2018-03-19-at-08.55.22.jpgbrigit-2-1.jpg1913_brigitte_bardot.jpgbrigitte-bardot-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879