INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja shqiptare Almeda Abazi, kurorëzon dashurinë e saj me aktorin turk [FOTO]

Aktorja shqiptare Almeda Abazi, kurorëzon dashurinë e saj me aktorin turk [FOTO]

Publikuar më: 13:41 14-02-2017

Almeda Abazi, vesh fustanin e bardhë...

Aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Almeda dhe aktori turk kanë 2 vite në një lidhje, ndërsa në Nëntor të 2016, ata u fejuan. Tolgahan nuk priti më gjatë, por me anë të një surprize i propozoi Almedës të martohen në këtë ditë të vëçantë për të.
Ceremonia është zhvilluar, në të njëtën ditë kur bukuroshja shqiptare ka festuar edhe 25 vjetorin e ditëlindjes së saj. Në ambientet e Beverly Hills, ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë.

Para se të zhvillohej ceremonia, Sayisman ka postuar një mesazh romantik dhe shumë vlerësues për shqiptaren.“Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë,” shkroi Sayisman në profilin e tij në “Instagram”. Ndërsa Almeda iu përgjigj duke i shprehur se edhe ajo e dashuronte shumë.
Siç shihet edhe nga fotot, 2 aktorët e famshëm duken shumë të lumtur gjatë ceremionisë, dhe padyshim që kjo është një nga ditët më të lumtura jo vetëm për Almedën, por edhe për bashkëshortin e saj tashme, Tolgahan Sayisman.

cgfc.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018680095672607