Na ndodh shpesh që për një moment, në mungesë vëmëndjeje, të humbasim diçka.
Një situatë e tillë i ka ndodhur edhe aktores së njohur të Teatrit Kombëtar, Ota Daku. Ajo ka humbur patentën dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook. Edhe pse ndoshta e nervozuar, ajo sërish e ka përcjellë shqetësimin e saj me nota humori duke ofruar edhe shpërmbil për atë që e gjen.
Aktorja aktualisht ndodhet në Korçë dhe i duhet të lëvizë në Tiranë pasi të dielën do të jetë në komedinë “8 Femrat”.