Aktorja Tinka Kurti është shfaqur për herë të parë në publik mbrëmjen e sotme, pasi ka dalë nga spitali.
Ajo ka shkuar tek Pallati i Kongreseve për të parë shfaqen “Carmen” ku merr pjesë edhe vetë ajo. Artistja është fotografuar nën shoqërinë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ku duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Para disa ditësh aktorja Kurti u shtrua në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore por fotot tregojnë se ikona e skenës shqiptare e ka mposhtur sëmundjen e saj.