INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU, 400 subjekte në zonat turistike me probleme higjeno-sanitare

AKU, 400 subjekte në zonat turistike me probleme higjeno-sanitare

Publikuar më: 13:40 16-08-2017

Nga kontrollet e Autoritetit Ushqimit rreth 400 subjekte në zonat turistike, mes të cilave markete, restorante, “fast food” dhe pastiçeri kanë rezultuar jashtë kushteve higjieno-sanitare. AKU njofton se ka kryer rreth 1300 inspektime në Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Korçë dhe Lezhë nga muaji qershor në muajin gusht. Ndërsa thotë se ka paralajmëruar 377 operatorë për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare, kryerjen e analizës së ujit, pajisjen me libreza shëndetësore të personelit dhe hartimin e planit të masave kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve. 7 biznese në zonën e Vlorës nuk kanë korrigjuar parregullsitë brenda afatit dhe ndaj tyre AKU ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë në vlerën e 950 mijë lekëve. AKU thotë se në dhjetra raste ka analizuar kampionët e vajit për skuqje në restorante dhe në “fast food”, por vlerat kanë rezultuar brenda standardeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605