INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon 26 ton mish pule me prezencë të Salmonella SPP

AKU bllokon 26 ton mish pule me prezencë të Salmonella SPP

Publikuar më: 14:13 15-05-2017

26 ton mish pule import nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit, pasi eshte vertetuar se ka përmbajtje të salmonelës. Kjo ngarkese ka mberritur para pak ditesh ne vendin tone, por nuk eshte lejuar te shkarkohet deri ne konfirmim te analizave. Autoriteti kombetar i ushqimit ka marre mostrat dhe pasi ka bere analizat e tyre ka gjetur permbajtjen e salmoneles.

“Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonella spp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.”

Skandali i mishit nga Brazili ka nisur jave me pare.  Vendet më të mëdha konsumatore të mishit me origjinë nga Brazili kanë ndaluar importet nga ky vend, pas lajmit se kompanitë e mishit kanë shitur mish te kalbur prej vitesh.

Bashkimi Evropian, Kina, Korea e Jugut dhe Kili aplikuan masa të rrepta kundër produkteve shtazore nga Brazili. Në vitin 2016, këto vende përbënin një të tretën e destinacioneve të eksportit të mishit nga Brazili.
Edhe Shqipëria furnizohet gjerësisht me produktet e mishit të viçit, lopës dhe pulave nga Brazili.
Në vendin tonë, importi i mishit dhe nënprodukteve të tij është rreth 40- 45 mijë tonë në vit, ku përfshihet mishi i derrit, i pulës dhe i viçit.
Mishi i cili përdoret në industrinë ushqimore është i importuar në afërsisht 90 për qind të sasisë, nga të cilat, 50 për qind është mish pule. Importi i mishit të derrit është rreth 80 për qind e sasisë vjetore, por ai bëhet në formën e kafshëve të gjalla.

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557