INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon 308 kg mish në Korçë dhe Pogradec

AKU bllokon 308 kg mish në Korçë dhe Pogradec

Publikuar më: 15:14 27-08-2018

AKU vijon me aksionet për kushtet higjeno sanitare të tregtimit të produkteve ushqimore.

Së fundmi pas një kontrolli në Pogradec dhe Korçë Autoritet Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 308kg mish nga kafshë të paregjistruara dhe identifikuara që nuk i janë nënshtruar kontrollit veterinar.=

Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme.
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec

88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec

20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec

10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

AKU thotë se ndaj një subjekti u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833