INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon ngarkesat me mish të importuara Brazili

AKU bllokon ngarkesat me mish të importuara Brazili

Publikuar më: 11:53 27-03-2017

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar që të mos konsumohet asnjë produkt i importuar nga Brazili deri në një konfirmim tjetër zyrtar.
AKU ka theksuar se ka bërë bllokimin e importeve të mishit të ardhura nga Brazili deri në daljen e përgjigjeve të analizave që po u bëhen këtyre produkteve..

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, AKU theksoi sot se për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje me lajmet nëpër media se importohet “mish i kalbur viçi nga Brazili” bën me dije se, nga periudha nëntor 2016 –mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.

Gjithashtu AKU pohon se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin.

“Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. “Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit”, shkruan AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439