Një sasi e konsiderueshme mishi është bllokuar ditën e sotme nga AKU në qytetin e Korçës.
Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit në qytetin e Korçës ka sekuestruar plot 440 kilogram mish të therur në kushte shtëpiake në fshatin Mborje. Sipas AKU mishi ishte therur në kushte jo të përshtatshme, ishte pa vulë dhe jashtë standardeve të tregtimit.
Një thirrje, në lidhje me këtë situatë, ka ardhur nga drejtori i Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit Roland Çela, i cili ka deklaruar se therja dhe tregtimi i mishit në kushte shtëpiake nuk do të tolerohet sidomos në këto ditë festash.
Roland Çela ka deklaruar se kjo situatë do të jetë vazhdimisht në mbikëqyrje, kontrollet do jenë të shumta për ta ndalur këtë fenomen sidomos nëpër fshatra.