INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon tregtimin e kikirikëve për pëmbajtje të substancave të rrezikshme

AKU bllokon tregtimin e kikirikëve për pëmbajtje të substancave të rrezikshme

Publikuar më: 15:46 16-12-2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë vendimin për të bllokuar tregtimin e produktit të kikirikëve në gjithë Shqipërinë. Sipas kreut të AKU-së Dritan Sejko kjo masë është marrë pas alarmit të dhënë se ato përmbanin substanca të rrezikshme. Masa për bllokimin u ndërmorrë pas alarmit të dhënë në media për rrezikshmërinë e këtij produkti, dhe do mbetet në fuqi derisa të analizohen mostrat e këtij produkti që qarkullon në gjithë tregun. Vendimi i AKU u bë I ditur nga Sejko ndërsa ky i fundit ishte i pranishëm në punimet e konferencës shkencore për sigurinë ushqimoren ku u diskutua rreth masave që duhen marrë për të garantuar më shumë mbrojtje për konsumatorët.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375