28 thertore janë mbyllur brenda tre ditëve në bazë të nismës së nisur nga AKU për kushtet e therjesh dhe tregtimi t të mishit të kafshëve.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit këto subjekte janë mbyllur pasi nuk plotësonin kushtet më minimale të higjeno-sanitare dhe detyrime të tjera të parashikuar nga ligji.
Pikat e mbyllura janë kryesisht në zonën e Tiranës, Gjirokastër, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.