INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU heq urdhërin e bllokimit, niveli i aflatoksinës tek kikirikët brenda normave

AKU heq urdhërin e bllokimit, niveli i aflatoksinës tek kikirikët brenda normave

Publikuar më: 17:37 21-12-2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur sot se analizat e kryera pranë ISUV treguan se kikirikët që vijnë nga Kina nuk kanë përmbajtje aflatoksine mbi normat e lejuara. Pas daljes së rezultatit ky institucion ka vendosur të heq urdhërin e bllokimit për tregtimin e produktit të kikirikëve në gjithë Shqipërinë Masa për bllokimin u ndërmorrë pas alarmit të dhënë në media për rrezikshmërinë e këtij produkti, dhe do mbeti disa ditë në në fuqi derisa u analizuan mostrat e këtij produkti që qarkullon në gjithë tregun. AKU u ka bërë thirrje qytëtarëve që të denoncojnë çdo rast të dyshuar, për produkte ushqimore që përmbajnë kimikate të rrezikshme apo që nuk plotësojnë kushtet.  Ky institucion bëri të ditur se do të jetë në gadishmëri sidomos gjatë festive kur rritet konsumi për të ofruar sa më shumë siguri te konsumatorët.

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336