INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU-ja bllokon pikat e paligjshme, ja kush nga bizneset përfundoi i gjobitur nga parregullsia [FOTO]

AKU-ja bllokon pikat e paligjshme, ja kush nga bizneset përfundoi i gjobitur nga parregullsia [FOTO]

Publikuar më: 11:41 21-10-2017

AKU bën të ditur, se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç aksionint për mbylljen e pikave të therjes të paligjshme dhe që nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, në fokus ka edhe dyqanet e tregtimit të mishit dhe peshkut.

Drejtoria e AKU-së Tiranë, ndërmori sot një aksion në tregun e Kombinatit, pikërisht në Rr.Llazi Miho, ku inspektoi 5 subjekte, dy prej të cilave ushtronin aktivitetin e tregtimit të peshkut dhe 3 të mishit.

Inspektorët e AKU gjobiten 3 subjekte në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë, si dhe bllokuan aktivitetin e 3 subjekteve, dy tregtim peshku e një tregtim mishi, ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk.

Dy prej 5 subjekteve të inspektuara, u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin. 

aku_1.jpgaku3.jpgaku.jpgaku_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725