INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU, ja si ti dalloni ushqimet cilësore...

AKU, ja si ti dalloni ushqimet cilësore...

Publikuar më: 11:13 06-07-2016

Një tabelë e tillë si në foto do na bëjë më të sigurtë në lidhje me cilësinë e ushqimeve jashtë shtëpisë. Kjo është një mënyrë mjaft origjinale që ka zgjedhur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të lajmëruar qytetarët se ku mund të konsumojnë ushqime të sigurta.
Këto masa sipas kreut të AKU, Isuf Shehu po merren që gjatë sezonit turistik, këto çertifikata të inspektimit që po vendosen në restorante, bar-kafe, fast-food apo pastiçeri të jenë një udhërëfyes sigurie për turistët. Nisma filloi nga Durrës dhe do të vazhdojë në gjithë vendin. Në këtë aktivitetetin ku u prezantuan masat e reja të sigurisë ushqimore mori pjesë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili tha se pas inspektimit në një prej qindra mijëra restoranteve të Shqipërisë në Durrës panë se inspektorët treguan përgjegjshmëri dhe pasi u siguran që cilësia është në nivelet e duhura nënshkruan dhe çertifikantën.
Sipas Panaritit nuk do të bëhet kompromis me sigurinë ushqimore.

Article Logic
Execution time: 0.0028109550476074