AKU ka nisur aksionin për kontrollin dhe evidentimin e kushteve të tregut të Rrogozhinës, të cilat janë jashtë çdo standardi. Janë sekuestruar mish, sallam, kofsha pule, peshk, vezë, dy qengja dhe një dele të sapotherura. AKU ka bërë bllokimin e 77 kg mish, 5 kg sallam, 13 kg kofsha pule etj...si dhe një sasi qoftesh dhe vezësh. Tregu i hapur është nën menaxhimin e Bashkisë Rrogozhinë, e cila u gjobit një muaj përpara me 300.000 lekë nga AKU për këtë lloj tregu që posedon. Gjithashtu u paralajmërua zyrtarisht për marrje masash pasi tregu nuk plotëson asnjë kusht. Kafshët theren hapur në shesh, pa asnjë kusht dhe në mënyrë të palejueshme.