INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

AKU kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

Publikuar më: 16:20 26-05-2017

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka kthyer mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili. Mishi ishte ndaluar në pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës maj të këtij viti, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit .

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ka ndjekur hap pas hapi, të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502