INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU merr masa, bllokon automjete dhe sasi mishi të pakontrolluara...[FOTO]

AKU merr masa, bllokon automjete dhe sasi mishi të pakontrolluara...[FOTO]

Publikuar më: 11:24 21-01-2018

Autoritet Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të shtunën sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte.

Gjatë të shtunës, AKU zbuloi se brenda një furgoni mallarash me targa 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum njerëzor, në kushte të tmerrshme.

Siç e shikoni edhe në foto video,  brenda në furgon ishin 65kg mish. Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur. AKU bllokoi mjetin, sekuestroi mishin dhe gjobiti me 30 mije lek të reja subjektin.

Po kështu gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, AKU gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe çertifikatën veterinare. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobes 20 mijë lek të reja dhe u sekuestrua mishi.

Po të shtunën, inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi në Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatoi 198 kg mish pa çertifikatën veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 30 mijë lek të reja, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.

AKU, për çdo rast, pati dhe mbështetjen e policisë.

Aksione me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe ne Fier, Vlorë e Gjirokastër.

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_11.44.15.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_11.44.22.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040979385375977