INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU nënshkruan me IFC dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”

AKU nënshkruan me IFC dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”

Publikuar më: 16:25 28-05-2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënshkroi një dokument të rëndësishëm në lidhje me Politikën e Menaxhimit të Riskut të këtij institucioni.
Dokumenti i Politikës së Menaxhimit të Riskut është pjesë e masave që duhet të finalizohen përpara Samitit të Kryeministrave që do të zhvillohet më 4 Korrik 2016 në Paris dhe është në përputhje me axhendën e lehtësimit të tregëtisë në rajon në kuadër të proçesit të Berlinit dhe Samitit të Vjenës.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu, tha se: “Ky dokument që ne nënshkruajmë duhet ta ndaj me ju, me përfaqësues dhe punonjës të ministrisë, të AKU-së, por edhe me mediat, është dokumenti më i rëndësishëm, që deklaron qartësisht, se kush jemi ne, se si ne e shikojmë veten, si e shikojmë veten në raport me institucionet e tjera dhe në të njëjtën kohë, se çfarë angazhimesh ne marrim. Po ashtu është e rëndësishme marrëdhënia që ne ndërtojmë me të gjithë institucionet e tjera që merren me sigurinë ushqimore, por në të njëjtën kohë, merren me garantimin e shëndetit të njerëzve në Shqipëri. Ne kemi marrëdhënie të shumta me qytetarin, për këtë arsye duhet të jemi sa më transparent dhe sa më të hapur me të. Nënshkrimi i këtij dokumenti që në bashkëpunim me IFC dhe me Bankën Botërore është mjaft i rëndësishëm, pasi mund të arrijmë ta hartojmë, ta konsultojmë dhe ta ndajmë me të gjithë ju, për të bërë sa më tranparente të gjithë veprimtarinë tonë. Ky dokument që qënshkruam sot, për nga rëndësia e tij është tepër i madh”.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, foli për rëndësinë e nënshkrimit të këtij dokumenti.
“Është një ditë shumë e rëndësishme, sepse arrijmë të nënshkruajmë një dokumet themelor për AKU-në, që është dokument i politikës së menaxhimit në bashkëpunim me IFC-në dhe me Bankën Botërore. Ky është një dokument themeltar i gjithë politikës sonë për sigurinë ushqimore, sipas parimit tashmë të njohur evropian nga ferma në tavolinë. Siguria ushqimore në Shqipëri, po shënon çdo ditë e më shumë hapa progresivë të përmirësimit të ndjeshëm, sepse po punjnë insitucionet, po rritet përgjegjshmëria e publikut dhe ndjeshmëria e tij, ndaj parandalimit të rreziqeve ushqimore.” – tha Panariti.
AKU e organizoi këtë aktivitet, më qëllim nënshkrimin e një dokumenti zyrtar me interes kombëtare, në kuadër të axhendës të qeverisë Shqiptare për lehtësimin e tregtisë dhe konektivitetit ne rajon, që sot më shmë se kurrë është temë aktuale.

Article Logic
Execution time: 0.0047399997711182