INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU njoftim të rëndësishëm për qytetarët

AKU njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Publikuar më: 13:36 15-04-2017

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në dyqanet e mishit dhe në subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore.

Ky aksion kishte në fokus kontrollin e subjekteve që tregtojnë mish, duke qenë se ditën e nesërme është Festa e Pashkëve dhe konsumi i mishit rritet. Nga 625 kontrolle në të gjithë vendin, janë bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno-sanitare, ndërkohë që janë marrë masa “Gjobë” dhe “Paralajmërim” për 241 biznese të tjera.

Inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe te produkteve që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.

Përgjatë këtyre ditëve AKU ka kryer kontrolle të imtësishme për mishin që importohet nga jashtë vendit, ku ka rezultuar se është brenda parametrave që parashikon ligji.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të blejnë mishin që shitet në subjekte të licencuara, i cili është kontrolluar më parë nga veterinerët.

Nga të gjitha inspektimet që janë bërë brenda kësaj periudhe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur 6.4 milionë lek gjoba, kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.

AKU u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimin në portalin “AKU-Inspektori Dixhital”, por edhe në adresën [email protected]

Article Logic
Execution time: 0.0028591156005859