INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKU bllokon tonelata ushqime të rrezikshme për shëndetin...

AKU bllokon tonelata ushqime të rrezikshme për shëndetin...

Publikuar më: 08:33 26-10-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka raportuar se ka rritur kontrollet në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë. Po së fundmi ata kanë mundur të bllokojnë në pikën doganore, Qafë Thanë një sasi prej 1.8 ton domate me origjinë nga Lituania, pasi u konstatua prania e mykut dhe kalbëzim. Me pak fjalë të dëmshme për shëndetin.

Për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4.011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Në këtë periudhë janë konstatuar dhe bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar të llojeve të ndryshme. Inspektorët e AKU-së ka kryer procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.
Në Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjën. Kjo sasi nuk ishte shoqëruar me çertifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës, ndaj nuk u lejuan të futen për konsumin vendas.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596