Zonja e parë e SHBA Melania Trump rikthehet sërishtë në qendër të vëmendjes për të disatën herë për plagjiaturë.
Në një broshurë të paraqitur për një fushatë për të rritur sigurinë e fëmijëve në internetet është vërejtur se broshura ka një ngjashmëri menismë që ndërmori Michelle Obama për meshkujt, 'Be Better'.
Ka mjaftuar kaq që të gjithë ti kthehen zonjës Trump.
Zonja Trump nisi të hënën iniciativën 'Be Best', lëvizje të cilës i ka dedikuar dhe një website ku prindërit mund të gjejnë broshurën me informacione mbi lundrimin e sigurt të fëmijëve në internet.
Por pas reagimeve të ashpra në mediat sociale përmbajtja u korrigjua dhe u përkufizua si një promovim që zonja Trump i bën broshurës ekzistuese.
Një tjetër rast plagjiature u shënua në vitin 2016, kur zonja e parë gjatë një fjalimi kishte përdorur të njëjtat fjalë me paraardhësen e saj Michelle Obama.