INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza e fortë e Sali Berishës:

Akuza e fortë e Sali Berishës: "Ja kush lëvizte me makinën me kokainë në Vlorë!"

Publikuar më: 17:24 28-09-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërtheu në akuza kundrejt kreut të qeverisë Rama, duke e akuzuar atë si kokën e krimit. Berishës ju ndërpre fjala nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndërkohë që ai rreshtonte akuzat për lidhjet e karteleve të drogës me njerëz pranë qeverisë. Berisha foli eksiztencën e një makine “droge” që i ka shërbyer kokave të krimit, që sipas tij janë të lidhura me vëllain e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, je nëna e krimit. E mbushe Shqiperinë nga jugu në veri me kanabis. Deklarove se kemi prerë 2 milion e 400 mijë rrënjë, ku janë këto tonelata drogë? i mbron ti, si një pasuri e madhe!Tani më lejoni këtu se ka ca dokumenta, makina me targa AA695 DM. Kjo makine është e kokës së transportit të kokainës. Pasagjerë të kësaj makine të përshtatur për transport kokaine janë Genci Kasem Gjini djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Kush ka qenë tjetër... edhe datat i kam këtu.... Gentjan, kartel i xibrakës. Kentjan Gjonaj… pasagjer i katërt, ka qenë Olsi Kristaq Rama. Më datë 13. 7. 2014… 08.06.2014, 13.07.2014, 06.06.2014, 11.07.2014, shënoi datat këto janë datat. Ka dhe tjera por unë thashë këto. Edi Rama je koka e krimit….”, tha ndër të tjera Berisha.
Në këtë moment, mikrofoni i është fikur teksa Gramoz Ruçi i ka kërkuar Berishës që të ulet pasi koha e tij kishte mbaruar. “Mos blloko seancës se do të marr masa, të lutem. IT është më e fortë se ty dhe mua”, tha Ruçi. Por Berisha ka vijuar të bëjë rezistencë duke flur edhe pse pa foni. Pas kësaj Ruçi ka paralajmëruar Berishën se do të marrë masa me penalizim.

Article Logic
Execution time: 0.002100944519043