INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza e PD ndaj kryeprokurores: Arta Marku po i mbyll gojën drejtësisë

Akuza e PD ndaj kryeprokurores: Arta Marku po i mbyll gojën drejtësisë

Publikuar më: 15:21 23-09-2018

Partia Demokratike ka akuzuar kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku se po godet dhe shantazhon grupin e prokuroreve antimafia me urdhër të kryeministrit Rama. Demokratët pretendojnë se transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, që ndiqnin dosjet e krimit të organizuar është oragnizuar si skenar nga kreu i qeverisë.

“Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet”, u shpreh Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD.

Partia Demokratike është e bindur se shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së ish-ministrit Tahiri ka si qëllim pengimin e drejtësisë, gjë të cilën selia blu e konsideron vepër kriminale për të cilën kryeprokurorja Marku duhet të përgjigjet para ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438