INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza e PD-së: Uji në Tiranë i ndotur, rrezikon shëndetin e qytetarëve

Akuza e PD-së: Uji në Tiranë i ndotur, rrezikon shëndetin e qytetarëve

Publikuar më: 10:28 21-09-2019

Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri, ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj, se ai gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm.

Sipas PD, uji në Tiranë vjen i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Investimi i vetëm i Erion Veliajt për ujin është rritja e vazhdueshme e çmimit të tij, plan nga i cili nuk ka hequr dorë.

Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare.

Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.

Kryetari i palogjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë”, ka theksuar Pampuri.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994