INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza në distancë: Ja çfarë tha Basha e Rama për Reformën në Drejtësi

Akuza në distancë: Ja çfarë tha Basha e Rama për Reformën në Drejtësi

Publikuar më: 13:15 26-04-2016

Situata ekonomike ishte në fokus të një bashkëbisedimi që Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me gazetarët. Lideri i opozitës denoncoi aferat e korrupsionit të qeverisë, ku në krye të abuzimeve ëhstë vetë kryeministri Rama, deklaroj Basha.

“Pjesa e Edit, pak e Olsit, është pjesa e prokurimeve publike. Qeveria ia ka dalë të vendosë dy rekorde. 2/3-ta e tenderave publikë bëhen pa garë, duke blerë më shtrenjtë. Ku e merr këtë shërbim me çmimin më të lartë? Njerëzit të cilëve Edi Rama u jep prokurimet, apo me çmimin më të lartë, për njerëzit e njohur si klientelë. Dhe këtu përfshihen edhe shpenzimet e luksit, ndërkohë që popullsia krihet në mjerim”.

E ky qëndrim nuk kaloj në heshtje nga Kryeministri Rama, i cili i lidh akuzat e liderit të opozitës me reformën në Drejtësi.

“Bëmë O Babë të të ngjaj! Shpif Baba e shpif Çuni, shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma në Drejtësi, sa më shumë baltë se kushedi…”.

Reagimi i kryeministri erdhi në të njëjtën kohë kur kryetari i opozitës po mbante takimin me gazetarët, ndaj dhe përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë.

“Reforma do të vijë, mos u bëj merak. Bajgat e Edi Ramës nuk shesin më” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311