INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza për korrupsion, vihet në pranga gjyqtari Ibrahim Hoxha

Akuza për korrupsion, vihet në pranga gjyqtari Ibrahim Hoxha

Publikuar më: 08:54 03-05-2016

Akuza për korrupsion ka vënë në pranga një Gjyqtar të Gjykatës së Tiranës. Bëhet fjalë për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili së bashku me djalin e tij është vënë në panga mbrëmjen e ditës së hënë. Ndalimi i Hoxhës është bërë në zyrwn e tij, ndërsa akuza e ngritur nga prokuroria është korrupsioni.

Informacionet e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil që po gjykonte gjyqtari Hoxha, vendimi i të cilit do të jepej pikërisht këtë të marte. Ka pasur informacion se njëra palë do të paguante një shumë të caktuar lekësh për një vendim  në favor të saj.  Ndërsa jo zyrtarisht flitet për një shumë prej 600 mijë lekësh.

Në tavolinë ku po kryhej dhënia e parave ndodhej edhe shtetasi, Nevruz Gajdja, i cili ishte sekseri. Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Sipas burimeve gjyqtari ka dërguar të birin të merrte lekët në emër të tij dhe në këtë moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë, fillimisht i djalit më pas i të atit. Më pas ata janë shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Historia e gjyqit

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gjyqtari po bënte gati vendimin për prishjen e vendimit të trashëgimisë në favor të Dritan Jazenxhiut, i cili ishte në gjyq me të motrën pasi e ëma i kishte lënë pronën (shtëpi e dyqane) me trashëgimi të motrës. Vendimi do të shpallej këtë të marte.

Article Logic
Execution time: 0.0019211769104004