INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza për pastrim parash, zgjaten hetimet për Adriatik Llallën

Akuza për pastrim parash, zgjaten hetimet për Adriatik Llallën

Publikuar më: 14:50 27-03-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Hetimet për Llallën nisën me 1 mars 2018 për veprën penale të “pastrimit të parash dhe fshehje pasurie”.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohet për një sërë veprash që nga fshehja e pasurisë, pastrimi parash dhe për shpërdorim detyrën në kohën që ka ushtruar detyrën e funksionarit publik në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga ana tjetër ai ka bërë ankim në gjykatë kundër zgjatjes së afatit të hetimit, ndërsa kërkesa e Llallës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bibë Ndreca.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662