Hyrja e Laureta Zybës në “Për’puthen” mori një vëmendje të madhe dhe ëri shumë bujë. Kjo për shkak se në media u përfol rreth të shkuarës së saj të errët. Gjithashtu ajo është edhe motra e njërës prej vajzave që ishte si konkurrente në program.
Laureta ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka zbuluar detaje të tjera nga kjo e kaluar e shumëpërfolur. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” pranoi se ka qenë në burg për një periudhë të shkurtër, më pak se një muaj.
Ajo zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez, ndërsa kur u pyet nëse personi në fjalë është Vali Corleone, ajo tregoi se fotot që qarkullojnë janë montaze dhe se nuk është ai.
“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. (Pyetje) Je arrestuar për vrasje dhe prostitucion? Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën.
Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Korelone, janë montazhe”, tregoi ajo.