INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza për shpërdorim detyre, dështon pretenca ndaj Ish Ministrit demokrat

Akuza për shpërdorim detyre, dështon pretenca ndaj Ish Ministrit demokrat

Publikuar më: 15:59 17-03-2016

Dështon pretenca për Ish Ministrin demokrat Myqerem Tafaj. Çështja që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë kundrejt ish-ministrit të Arsimit të kabinetit Berisha, është “bllokuar” ditën e sotme. Tafaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzime me ligjin në kohën kur ishte në krye të këtij dikasteri, ka ngecur në ditën e dhënies së pretencës, kjo për shkak të mosformimit të kolegjit penal.

Ish-ministri Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje të ligjit dhe, pas 4 muajsh hetime nga Prokuroria e Përgjithshme, ai u dërgua për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.

Në njoftimin e atëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme u tha se, Tafaj ka vendosur hapjen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private, në kundërshtim me atë që kishte vendosur Këshilli i Akreditimit.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768