INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e Edmond Panaritit, reagon Niko Peleshi: ‘Akuza kriminale nga një profesionist i fushës’

Akuzat e Edmond Panaritit, reagon Niko Peleshi: ‘Akuza kriminale nga një profesionist i fushës’

Publikuar më: 20:42 29-04-2018

Pas akuzave të ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti se prania e bakterit të salmonelit te midhja e Butrintit është një justifikim për ta nxjerrë gjallesën nga tregu, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Niko Peleshit.

Ministri aktual i Bujqësisë Peleshi ka thënë se denoncimi i Panaritit është një mashtrim kriminal, i cili dyfishohet në rastin kur e thotë një profesionist i fushës, siç është deputeti i LSI.

Peleshi ka sqaruar se analizat e midhjeve bëhen çdo dy javë, ndërkohë që ka theksuar se nuk ekziston asnjë bllokim i tregëtimit të tyre.

REAGIMI I PLOTË:

PËR NJË MASHTRIM KRIMINAL

Të mashtrosh për cështje që lidhen me jetën është kriminale.

Kur je edhe profesionist i fushës është dyfish kriminale.

Ish-ministri që duhet të skuqet që nuk bëri asgjë për të cbllokuar eksportet shqiptare të molusqeve (ndonese i quan më të mirat e Mesdheut), sot përhap një mashtrim lidhur me gjoja ndalimin e tregtimit të midhjeve.

E VËRTETA ËSHTË KREJT NDRYSHE:

Analizat e midhjeve bëhen cdo 2 javë. Kur ka ndotje aktivizohet alerti. Kalimi nga qendra e depurimit i bën midhjet të sigurta për konsum.

Salmonela në midhje është sajesë e ulët.

Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë bllokim të tregtimit të midhjeve.

Ka një detyrim të pazbatuar më parë (për këtë ish-ministri duhet të japë llogari) që midhjet duhet të pajisen me certifikatë veterinare duke kaluar nga qendra e depurimit në Butrint. Ne thjesht po e disiplinojmë këtë përmes AKU duke i bërë midhjet më të sigurta për konsumatorët. Nuk duam të gjobisim restorantet për një rregull që nuk është zbatuar, jo për fajin e subjekteve, për vite me rradhë. Ndaj AKU është në një proces sensibilizimi. Ne e quajmë arrogancë edhe ushtrimin e të drejtës ligjore të sanksioneve për shkelje që vetë institucionet i kane lejuar duke i kthyer në normë.

I kam kërkuar Komisionerit të Sigurisë Ushqimore në Bruksel, lejimin e eksportit të molusqeve (bllokuar prej 25 vitesh), por për këtë duhet të bëjmë edhe ne detyrat tona. Në qoftë se audituesit e komisionit vijnë e shohin që midhjet tregtohen pa certifikatë veterinare, nuk e lejojnë eksportin edhe për 25 vjet.

Z.Panariti këtë e quan bllokim të tregtimit të midhjeve më të mira në Mesdhe.

Në rastin më të mirë, profesori ka ngelur në klasë gjatë 4 viteve në ministri.

Në rastin më të keq, mashtron me vetëdije.

serg_w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441