Një lum komentesh negative ka shkaktuar kopertina e albumit të parë solo "Mind Of Mine" e Zayn Malik.
Këngëtari i cili e zbuloi "veprën e tij të artit" në një intervistë me Jimmy Fallon, është sulmuar dhe kritikuar nga fansat se ka kopjuar idenë e kopertinës së albumit të Lil Wayne "The Carter IV" të vitit 2011. Por i menjëhershëm ka qenë edhe kundërpërgjigjia e Zayn në Twitter, i cili ka sqaruar se ideja e kopertinës ka qenë në mendjen e tij prej shumë kohësh, dhe se nuk ka asnjë qëllim të kthehet në një reper. Sipas 23-vjeçarit ishte e vështirë të zgjidhte kopertinën e duhur mes shumë opsioneve. Hmmm ja që fansat nuk mendojnë kështu, dhe duke parë ngjashmërinë mes dy kopertinave, vështirë se do të pranojnë të vërtetën e Zayn Malik!