INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e opozitës mbi masat e marra për gjendjen gripale, kundërpërgjigjet qeveria

Akuzat e opozitës mbi masat e marra për gjendjen gripale, kundërpërgjigjet qeveria

Publikuar më: 20:11 04-01-2017

Në një deklaratë për media, Partia Demokratike u shpreh sot se qeveria reagoi me vonesë për epideminë e gripit, dhe se sipas vlerësimit të saj, masat e marra nga qeveria për gjendjen gripale në vend nuk janë të plota dhe se alarmi duhej dhënë dy javë më parë, kur nivelet e “alertës” filluan të flisnin për një epidemi. Sipas PD-së, kjo duhej të reflektohej në gatishmërinë e sistemit Parësor, këshillimin shëndetësore, vaksinimet, etj.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në përgjigje të deklaratës së Partisë Demokratike sqarojmë se vaksinimi i personelit shëndetësor me vaksinën e gripit ka filluar që në datën 20 tetor 2016, siç mund të verifikohet lehtësisht në raportimet e medias për aktivitetin e Ministrisë së Shëndetësisë në dt. 26 tetor 2016 në Kukës. (http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/lajme/beqaj-mbrojtja-e-shendetit-nis-nga-kukesi-vaksinimi-i-personelit-shendetesor).

Ky është viti i tretë radhazi që Ministria e Shëndetësisë ofron vaksinimin e personelit shëndetësor falas, pasi më parë, një masë e tillë nuk ishte marrë kurrë.

Po ashtu, sasitë e papërdorura të vaksinave të gripit nga personeli shëndetësor u janë dhuruar institucioneve shëndetësore me apo pa shtretër sipas Urdhrit të Ministrit nr. 540, të dt. 09/12/2016, pra, përpara katër javësh.

Që në javën e parë të dhjetorit 2016, rreth 90 Qendra Shëndetësore që izolohen gjatë stinës së dimrit, kanë marrë furnizimet tre-mujore me barna dhe materiale mjekësore. Është viti i tretë radhazi që Ministria e Shëndetësisë garanton furnizim dimëror. Më parë, një masë e tillë nuk ishte marrë kurrë.

Në datën 20 dhjetor 2016 (pra, përpara 15 ditësh), ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar ngritjen e shërbimit pediatrik për urgjencat mjekësore (shihni kopjen e Urdhrit përkatës bashkëngjitur këtij reagimi).

Edhe këtë herë, PD duket qartësisht se është, më së paku e painformuar, ose edhe më keq, e vonuar në zgjimin nga gjumi i rënduar nga udhëtimet dhe festat e ndërrimit të viteve.

Nëse vërtetë do të ishte kaq e shqetësuar për intensifikimin e masave për përballimin e gjendjes së rënduar gripale në vend, PD do të mund ta kishte ngritur këtë shqetësim, ashtu siç thotë vetë, të paktën dy javë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426