INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e PD për drogën, reagon MPB:

Akuzat e PD për drogën, reagon MPB: "Kemi dërguar dhjetra trafikantë droge para drejtësisë"

Publikuar më: 18:01 30-11-2016

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike për situatën e drogës në vend. Me anë të një njoftimi për shtyp, MPB se “PD konsideron dështim, punën e bërë nga policia për kapjen dhe asgjesimin e drogës. Sipas ministrisë,dhjetra trafikantë droge janë dërguar para drejtësisë, gjatë tri viteve. 

“Ministria e Punëve të Brendshme konsideron rezultat kur kapet drogë duke bashkëpunuar me partnerët. Partia Demokratike konsideron rezultat kur nuk kapet asgjë”- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë. Sipas këtij institucioni, partnerët kanë vlerësuar punën e bërë pas çdo operacioni të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve, ndërsa PD i ka numëruar si dobësi të punës së Policisë së Shtetit. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme përmend fakti, se raporti i fundit i Komisionit Europian e ka konsideruar si sukses luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve.
MPB reagoi pasi më herët Enkeled Alibeaj doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh në emër të Partisë demokratike se “sasia e madhe e drogës shqiptare po alarmon Europën”.
“1 ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia.Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali”-theksoi Alibeaj. Më tej ai akuzoi Edi Ramën se mohon situatën e drogës në vend.
“Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit. Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë.Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj”-u shpreh Enkeled Albeaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279