INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e PD, reagon Policia e Shtetit

Akuzat e PD, reagon Policia e Shtetit

Publikuar më: 17:41 11-08-2016

Policia e Shtetit reagon pas akuzave të shumta bërë nga Partia Demokratike për lidhjen e zyrtarëve blu me krimin. Policia fton edhe njëherë PD t’i drejtohet prokurorisë ndërsa thotë se “Ata që sot luftojnë Policinë, i bëjnë shërbimin më të mirë krimit”.

REAGIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar nga opozita. Pothuaj çdo ditë PD ka akuzuar çdo drejtues policie për lidhje me krimin.

Por rezultatet në luftën kundër paligjshmërisë dhe veçanërisht rezultatet në luftën kundër kultivimit të drogës, janë përgënjeshtrimi më i fortë për këto akuza. 

Policia e Shtetit fton edhe njëherë PD-në që për çdo informacion të pretenduar dhe për këdo zyrtar që sipas saj është i implikuar, t’i drejtohet Prokurorisë.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të luftojë krimin dhe paligjshmërinë.

PD-ja duhet të vendosë nëse do të rreshtohet në krah të Policisë për të luftuar krimin, apo do të qëndrojë në anën tjetër të llogores duke luftuar Policinë.

Ata që sot luftojnë Policinë, i bëjnë shërbimin më të mirë krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057