Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Lulzim Bashës pas akuzave të Ramës i cili nga foltorja e Kuvendit, i nxori shkresën, ku në mes të tyre ishte i përfshirë edhe ministri i PD. Florion Mina i ka kërkuar kryebashkiakut të asokohe Lulzim Basha privatizimin e Teatrit e Metropolit në favor të Astrit Veliaj.
Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Twitter, i kujton Ramës se Teatri i Metropolit është ende aty dhe i numëron gjithë kinematë, që ka shkatërruar për të ndërtuar pallate në favor të tij.
"Kryehajduti kerkon skutave per shkresa te pavlera. Teatri i Metropolit eshte aty! Kinema 17 Nentorin, Kinema Republiken, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkaterruar Rama dhe ka ndertuar pallate"- shrkuan Basha.