INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat ndaj ambasadores Vllahutin, Pack: Turp i madh për BE

Akuzat ndaj ambasadores Vllahutin, Pack: Turp i madh për BE

Publikuar më: 15:36 15-02-2017

E turpëruar nëse janë të vërteta akuzat ndaj ambasadores së BE Romana Vlahutin. Kështu deklaroi Kryetarja gruas së Partive Popullore Euriopiane, Doris Pack gjatë një prononcimi për mediat në Tiranë. 

Doris Pack:
“Në rast se është e vërtetë që ambasadorja e BE-së është përfshirë në afere korruptive, ky është një turp i madh për Bashkimin Europian sepse jemi ne ata që kërkojmë nga ju të luftoni krimin dhe korrupsionin, dhe nëse dikush nga ne, është i përfshirë në korrupsion, ky do të ishte vërtet turp për ne. I kam bërë thirrje Parlamentit Europian, të hetojnë çështjen, dhe nëse është e vërtetë duhen marrë veprime përkatëse.”
Pack foli dhe për zhvillimet politike në Shqipëri. Reforma në drejtësi, reforma zgjedhore por dhe zbatimi i procesit të dekriminalizimit janë jetike për vendin tonë tha eurodeputetja.
Doris Pack:
“Ndjej keqardhje për situatën në Shqipëri. Kam ndjekur me kujdes raportimin në media dhe e kuptoj sa e vështirë është situata në Shqipëri. Besoj se ka një mungesë vullneti sa i përket dekrimianlizmit dhe narkotikëve dhe besoj se ka një mungesë vullneti për të luftuar krimin e organizuar. Shpresoj që reforma në drejtësi të zbatohet sa më shpejt. Duhet një reformë dhe në administratën publike. Besoj se reforma zgjedhore duhet të arrihet dhe të miratohet përpara zgjehdjeve dhe duhen të jenë zgjedhje në plot kuptimin e fjalës”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046238899230957